Prindërit pinë cigare në shtrat/ Shtëpia merr flakë, vdesin 4 fëmijë

Katër fëmijë humbën jetën pas një zjarri në shtëpinë e tyre, i shkaktuar nga prindërit që pinin duhan. Riley Holt, tetë vjeç dhe vëllezërit e motrat Keegan, Tilly e Olly Unit të moshës gjashtë, katër dhe tre vjeç, vdiqën në shkurt të vitit të shkuar në Stafford të Anglisë.

Hetimet kanë zbuluar se shkak për zjarrin është bërë pakujdesia e prindërve. Natalie Unitt dhe Chris Moulton ishin shtrirë në shtrat dhe pinin cigare, pavarësisht se ishin paralajmëruar disa herë nga shërbimet sociale për këtë gjë. Nga hetimi u zbulua se të vegjlit ndërruan jetë për shkak të tymit të shkaktuar nga zjarri. Nëna tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga kaldaja, por hetuesit e mohojnë diçka të tillë.

Në momentin që dhoma u përfshi nga flakët, Moulton u hodh nga dritarja e katit të parë, me fëmijën më të vogël në krah. Ai pësoi djegie të konsiderueshme. Ai rrëfeu se fëmijët e tjerë nuk mund t’i shpëtonte sepse zjarri ishte shumë i fortë. Ndërsa Unittt ja doli të shpëtonte përmed derës së përparme. E pyetur sesi u bë e vetëdijshme pas gjumit, nëna tregoi se kishte rëndim në gjoks. Prindërit thonë se vazhdojnë shohin makthe pas ngjarjes.

Hetuesit zbuluan po ashtu më shumë se 100 cigare të hedhura brenda dhe jashtë shtëpisë.

Share With:
Translate »
529 Views