Prindërit Rita Orës festojnë 35-vjetorin e martesës, mamaja e këngëtares zbulon ‘sekretin’për çelësin e lumturisë në çift
Prindërit e këngëtares së njohur shqiptare Rita Ora, Vera dhe Besnik Ora prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëna e artistes është një mjeke psikiatre mjaft e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, e cila gjithashtu njihet edhe për kontributin dhe nismat që ajo bën në mbrojtje të fëmijëve dhe të grave të dhunuara.
E teksa është shumë e njohur, Vera është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj profesionale, por edhe nga ajo private.
Ditën e djeshme prindërit e këngëtares kanë festuar 35-vjetorin e martesës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vera përmes një postimi në Instagram, teksa ka publikuar një kujtim të sajin së bashku me Besnikun në ditën e saj më të veçantë, atë të martesës.
Megjithatë ajo nuk e ka mbyllur me kaq postimin, pasi mjekja poshtë fotos ka shkruar dy rregulla që sipas saj janë çelsi për një martesë të lumtur
“Egzistojnë 2 rregulla të arta miq:
- Gruaja ka gjithmonë të drejtë.
- Kur mendoni se ajo e ka gabim, gjuajeni me shpullë veten dhe leconi rregullin e parë”- ka shkruar Vera.
Kujtojmë që Rita është shumë e lidhur me nënë e saj, e cila shpresh herë ndan me ndjekësit momente nga koha e bukur me të ëmën.