“Prioriteti im është Ana”. Ardit Gjebrea hedh poshtë zërat se do organizojë Festivalin e RTSH-së

Pas më shumë se 20 vitesh si producent i “Kënga Magjike”, u tha se Arditit i është besuar festivali i fundvitit. Madje, u përfol edhe se janë zgjedhur prezantueset, konkretisht Bora Zemani dhe Jonida Maliqi.

Por Gjebrea reagoi, shkurt dhe saktë duke hedhur poshtë lajmet.

“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO! Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision”, shkroi ai në ‘Instastory’.

Mbetet për t’u zbuluar se çfarë do ndodhë në vazhdim me Festivalin e RTSH-së këtë vit.

Share With:
Translate »
153 Views