Pritja e ëmbël mori fund! Aktorja shqiptare sjell në jetë një bebush

Aktorja e njohur Fiona Gllavica është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një vogëlush të cilin e ka pagëzuar me emrin Leka, ndërsa lajmin e bukur e ka dhënë në mënyrën më të ëmbël.

Fiona ka ndarë në Instagram një foto të bashkëshortit teksa puth këmbën e bebushit, ndërsa krahas postimit shkruan fjalët emocionuese si nënë e re:

“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty.
Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu.
Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi!
Lekë i vogli jonë mirë se erdhe!
Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…”

5 ditë pas festës së beqarisë në muajin korrik, e cila u komentua shumë nga mediat e Kosovës, Fiona u kurorëzua me martesë me partnerin e saj, Arbnor Pacollin.

Fiona është e njohur për rolin e Pajtesës në serialin “Çka ka shpia”, i cili transmetohet në RTK.

Lidhja e saj me Arbnorin u publikua nga mediat në 2016-ën.

Share With:
Translate »
1374 Views