Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Eliona Pitarka sjell në jetë fëmijën e dytë

Aktorja Eliona Pitarka sapo është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka ndarë me publikun foto të bebushes së porsalindur, e cila ndodhet në krevatin e saj.

Ajo është këtu”– shkruan Eliona në instastory.

Mesa duket lindja kaloi pa probleme, pasi Eliona pati edhe mundësinë ta ndante lajmin e bukur në rrjetet sociale. Portretin dhe emrin e vogëlushes, Eliona po e mban ende sekret.

Kujtojmë se Eliona është nënë edhe e një vajze të vogël të quajtur Gala. Lindja e bebushes përkoi me festën e nënës, ditë që Eliona do ta festojë dyfish.

Share With:
Translate »
107 Views