Probleme në jetën sentimentale? Stine: Vajza më kërkon një motër, por se nga më ikën Graciela

Ai është një djalë shumë i talentuar dhe i dedikuar totalisht profesionit të tij të magjishëm.

Stine, këngëtari i dashur për të gjithë ishte në D-Night mbrëmjen e së enjtes për të na treguar më shumë rreth bashkëpunimeve të fundit, projektet e reja për 2022 por edhe jetën private.

Gjatë intervistës, Stine foli edhe për dëshirën e vajzës së tij për të pasur një motër.

Probleme në jetën sentimentale? Stine: Vajza më kërkon

Dajana: Si është jeta sentimentale e Stines se shumë zhurmë po bëhet së fundmi? T’a sqarojmë pak këtë jetën tënde familjare?

Stine: Nuk e di fare. Këto i merrni vesh vetëm ju!

Dajana: Nuk i di ti? Ja se ti them unë.

Stine: Jo jo lëre se nuk ka gjë. Këto janë punë grash dhe unë nuk merrem. Sa më shumë të ndërhyj aq më keq është çeshtja.

Dajana: Vajza juaj si është?

Stine: Shumë mirë është, sapo mbushi 5 vjeç i bëmë edhe një ditëlindje me rrethin e ngushtë/

Dajana: Mendon se po e bën detyrën si një babi i mirë?

Stine: Mundohem! Gjëja më e bukur është koha dhe nëse fëmijës i fal kohë aq sa ke mundësi gjithçka është në rregull.

Dajana: Ke një plan që vajza të ketë një motër ose një vëlla?

Stine: Me thënë të drejtën ajo e kërkon, por nuk e di sa herë vjen darka Graciela më ikën.

Dajana: Gracielaaaa ku shkon ti në darkë se ka gjithë ato goca që dua të t’a zënë vendin.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte live RTV Ora 23:00-00:00

Share With:
Translate »
288 Views