Prokuroria ngre aktakuzën për babain e të ndjerit Albert Krasniqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Skënder Krasniqi, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka vrarë djalin e tij, Albert Krasniqin.

Vrasja ka ndodhur më 27 janar 2021, në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet S.K., në drejtim të veprës penale ‘Vrasja nga pakujdesia’, sipas nenit 175 të KPRK-së”.

“Prokurori i rastit aktakuzën e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e kësaj prokurorie.

 
Albert dhe Skënder Krasniqi

Skender Krasniqi dyshohet se më datë 27.01.2021 rreth orës 17:00, në parkingun e ndërtesës ku ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, dhe si pasojë e plagëve të marra Albert Krasniqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Share With:
Translate »
177 Views