Pjesë e protestës janë bërë edhe familjarë të 14-vjeçarit, konkretisht tezja e tij, e cila ka tronditur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj.

“Drejtësia të vihet në vend, nuk e çuam në luftë të na e therin, e çuam në shkollë. Gjithë Shqipëria ka mbajtur zi për nipin tim, brenda dhe jashtë vendit. Duam vetëm drejtësi. Si mund të pi ujë kur Martini nuk pi? Ka katër ditë që as ujë nuk pi Martini”, shprehet tezja e viktimës.

Teksa ajo nuk është ndjerë mirë, të pranishmit i kanë ofruar ujë, por ajo nuk ka pranuar duke humbur më pas edhe ndjenjat.

Është kërkuar edhe ndihma e ambulancës e cila ka ardhur vetëm brenda pak minutash.