“Ishte mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja” Reagon për herë të parë nëna e Martin Canit!

Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij, me thikë, ka reaguar për humbjen e të birit. Florina Cani ka falënderuar shqiptarët për mbushjen që i kanë dhënë në këtë moment të vështirë.

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.

Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan nëna në mesazhin, që i ka dërguar protestuesve.

Share With:
Translate »
76 Views