Pse disa grave nuk u bie nuri i shtatzënisë; Ja arsyet përse u prishet lëkura dhe mënyrat e trajtimit

Lëkura e skuqur e shoqëruar me kruajtje, sigurisht që nuk është ana më e mirë e shtatzënisë dhe ju nuk e kishit menduar më parë këtë. Aknet e shkaktuara nga vapa, janë më se të zakonshme dhe shkaktohen nga djersitja e tepërt, që vjen nga shtimi i hormoneve. Mirëpo gjatë shtatzënisë mund të shfaqen edhe lloje të tjera aknesh.

*Intertrigo. Këto mund të shkaktohen nga inflamacioni për shkak të fërkimit të lëkurës; mund të jetë një infeksion bakterial ose kërpudhor. Zakonisht haset në sipërfaqe të djersitura të lëkurës: poshtë gjinjve, në zonën e ijëve, në zonat e ngrohta dhe të lagështa ku mund të dalin kërpudhat.

Intertrigo duhet të mjekohet sa më shpejt të jetë e mundur, sepse sa më gjatë të vazhdojë, aq më i vështirë është trajtimi i tyre.

*Papula dhe pllaka prurite urtikariale të shtatzënisë (PPPUSH). Tek afro 1 në 150 gra shtatzëna, shfaqen akne të rënda, të cilat kanë një emër vërtet të vështirë për t’u mbajtur mend, papula dhe pllaka prurite urtikariale të shtatzënisë. Kjo gjendje karakterizohet nga njolla të kuqe të ngritura mbi lëkurë, të cilat shoqërohen me kruajtje dhe quhen papula, ndërsa zonat më të mëdha e më të ënjtura, quhen pllaka. Ato zakonisht shfaqen në bark dhe shpeshherë përhapen edhe te krahët, këmbët dhe të ndenjurat. Disa gra kanë kruajtje të jashtëzakonshme. Ndonëse papulat dhe pllakat prurite urtikariale të shtatzënisë mund të shkaktojnë shqetësime dhe siklete te nëna e ardhshme, ato nuk paraqesin asnjë rrezik për foshnjën. Zakonisht, duhet të zhduken pas lindjes. Edhe pse shkaqet e shfaqjes së papulave dhe pllakave prurite urtikariale nuk dihen ende, duket se ato shkaktohen nga ndonjë faktor gjenetik, pasi kjo sëmundje është e trashëgueshme. Ato shfaqen zakonisht në shtatzëninë e parë dhe shumë rrallë mund të shfaqen edhe në të tjerat më pas. Parandalimi dhe kujdesi: po të tregoni kujdesin e duhur, aknet e zakonshme përmirësohen. Kruajtjet lehtësohen nëse bëni një banjë me miell tërshëre ose me sodë buke. Aknet e vapës mund të qetësohen nëse përdorni miell misri pas dushit.

Për parandalimin e intertrigo-ve, përdorni veshje të gjera prej pambuku dhe lajini dhe thajini ato pjesë të lëkurës që preken shpesh me një pastrues të lehtë, si: sapun pa aromë, locion me antiseptikun kalaminë dhe pudër me sodë buke ose zink.

Share With:
Translate »
448 Views