Pse duhet t’ia mësoni një minoreni ndryshimin mes erotizmit dhe pornografisë!

Institucioni i edukimit, shkolla, duhet të ketë në qendër të vëmëndjes ti mësojë minorenit (adoleshentit), çfar është erotizmi dhe sidomos, diferencën ndërmjet erotizmit dhe pornografisë. Minoreni (adoleshenti), duhet ta mësojë në shkollë, nga mësuesi, që me autoritetin, që i jep institucioni dhe vetë profesioni i tij, i shpjegon atij, adoleshentit, nëpërmjet seriozitetit, fjalorit të zgjedhur për respektin ndaj vetes dhe jetës, rëndësinë e erotizmit dhe pse duhet shmangur pornografia në moshën e adoleshencës. Minoreni po nuk e mësoi në shkollë, do ta mësojë në mënyrën më banale të mundëshme dhe nuk do të kuptojë kurrë diferencën ndërmjet tyre.

Erotismi dhe pornografia nuk kanë asgjë të përbashkët. Erotizmi është dëshirë për jetë, zbulim dhe krijim. Erotizmi përfshin gjithë qënien, fizikisht, psikoemocionalisht dhe deri tek mendimi. Erotizmi vë në lëvizje njerëzoren, e bën vullnetin “mjetin e parë” për të realizuar dëshirën dhe për ta realizuar në më të mirën, jo të mundëshme, por, që zbulohet vazhdimisht. Ndërsa pornografia është një veprim mekanik komercal, shpesh here i shtirur, ku asgjë nuk e lidh me dëshirën dhe kënaqësinë. Është një akt ku njeriu nuk përfillet, por vetëm zona genitale e trupit të tij. Në pornografi, fytyra nuk ka asnjë vlerë dhe respekti i njeriut ndaj njeriut nuk egziston, pasi nuk ka njerëzore, por dy zona genitale që përdoren.

Share With:
Translate »
64 Views