Pse Era Istrefi nuk u përfshi në Image of Kosova bashkë me Ritën dhe Duan?
“Bac, u kry”, është njëra ndër sloganet më të famshme që nga koha e pasluftës. Ajo tregon përfundimin e një lufte që pas shumë sakrificash solli lirinë. Përveç kësaj, ajo është përdorur si një forme komunikimi ndaj përmbushjes së amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë për lirinë e vendit.
Bazuar në këtë, ekipi i “Image of Kosova”, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë për të transmetuar një mesazh në botë. Ata kanë përdorur fytyrat e dy këngëtarëve Rita Ora dhe Dua Lipa si dhe xhudistës Majlinda Kelmendi, si ambasadoret më të mira të vendit tonë, të cilat po e ngritin emrin e Kosovës në shumë vende të botës.
Por kjo fotografi u komentua për shkakun që nuk është përfshirë në të edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila tashmë njihet ndërkombëtarisht.
Grupi Organizues “Kosovas 10”, tha për Gazetën Express, se Era nuk i përketë kalibrit të Ritës dhe Duas, sa i takon muzikës.
“Ne mendojmë që Era Istrefi nuk është akoma në kalibrin e Ritës dhe Duas sa i përketë famës e muzikës. Ritën dhe Duan e kemi marrë për muzikë e Majlindën si përfaqësuese të sportit” tha për Express, grupi Kosova 10.
