Pse fëmija nuk duhet korrigjuar?

Mos e bëj ashtu! Mos fol kështu! Prindërit përpiqen vazhdimisht t`i korrigjojnë fëmijët me qëllimin për t`i mësuar, por në fakt vetëm sa i pengojnë për t`u zhvilluar. Ashtu si çdo herë, edhe kësaj radhe, Lira Gjika ka dhënë opinionin e saj.

“Fëmija nuk duhet korrigjuar, as kur flet, as kur shkruan. Fëmija duhet inkurajuar dhe nxitur, duke vazhduar demonstrimin e modelit, si me fjalë ashtu edhe me të shkruar. Ashtu si i rrituri, del para pasqyrës dhe i përmirëson vetë mangësitë apo defektet, që konstaton. Pra, verifikon në pasqyrë dhe rregullon te vetja. Ashtu duhet të veprojë edhe fëmija, të arrijë vetë, shqiptimin e fjalëve dhe shkrimin korrekt të tyre. Po u korrigjua nga i rrituri, në fakt nuk do të ndodhë korrigjimi, por vritet kurajo dhe vulletin për të mësuar, menduar dhe shprehur.

Lira Gjika

Share With:
Translate »
17 Views