Pse fëmijët kanë ves të shkulin flokët tuaj

Fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje t’i shprehin emocionet e tyre me anë të fjalëve, në këto raste ata përdorin këmbët dhe duart për të komunikuar. Konkretisht ky lloji komunikimi realizohet nëpërmjet të qarave, të kafshuarave, goditjeve dhe të bërtiturave. Një ndër to është dhe shkulja e flokëve. Duke e bërë këtë fëmijët përshtaten me mjedisin dhe kërkojnë vëmendjen tuaj.

Ja cilat janë disa nga arsyet kryesore që fëmijët e bëjnë këtë:

Një nga arsyet kryesore që i shtyn fëmijët ta bëjnë këtë veprim është vëmendja. Duke e bërë këtë një herë ata kanë gjetur një mënyrë që ju t’u përgjigjeni sa herë ata dëshirojnë, dhe insistojnë ta bëjnë këtë vazhdimisht.

Ndonjëherë shkulja e flokëve është një kundërpërgjigjje ndaj jush. Kjo ndodh në rastet kur ju po bëni diçka që nuk u pëlqen aspak fëmijëve. Ato ju shkulin flokët me kuptim që ju t’i jepni fund gjithë kësaj.

Një tjetër arsye që i shtyn fëmijët për të shkulur flokët është zhvillimi mendor. Ndoshta ata kanë filluar të zhvillojnë aftësitë e tyre drejtuese. Duke shkulur flokët ata mundohen t’i japin një drejtim situatës.

Ndonjëherë ndodh që faktorët e jashtshëm të jenë ndikuesit kryesor të këtij vesi tek fëmijët. Ju ka ndodhur që të shihni fëmijët të shkulin flokët e njëri-tjetrit, kur refuzojnë t’i ndajnë gjërat bashkë. Në këto raste duhet të ndërhyni menjëherë dhe t’i jepni zgjidhje stuatës. Fëmijët më të mëdhenj duhet të tregohen më toleratë në këto raste, nëse nuk duan që flokët e tyre të shkulen vazhdimisht nga motrat apo vëllezërit e tyre të vegjël.

Gjërat bëhen serioze në rastet kur fëmijët shkulin flokët e tyre. Kjo është shenjë që tregon se fëmijët po përballen me një gjendje ankthi dhe frike. Nëse ky ves i fëmijës bëhet i vazhdueshëm, ka ardhur koha të bëni një vizitë të shkurtër tek doktori i fëmijës.

Çfarë mund të bëni ju për ta ndaluar fëmijën të shkulë flokët?

Sigurisht që ka diçka që ju mund të bëni për të ndihmuar fëmijën të heq dorë nga ky ves.

Në qoftë se ju e injoroni këtë veprim të fëmijës, atëherë mos prisni që ata të heqin dorë nga ai. Ata e shohin që ky veprim i tyre ka rezultat dhe nuk ka asnjë arsye që të heqin dorë.

Vëzhgoni me kujdes nëse arsyeja kryesore që fëmijët shkulin flokët është ndarja e gjërave. Nuk është mirë që ju të ndërhyni dhe të plotësoni dëshirën e fëmijës suaj. Në këto raste ju duhet ta lini fëmijën pa e marrë atë që dëshiron, në mënyrë që ata të mësohen të mos kërkojnë asgjë duke mos u lutur dhe përdorur mirësjelljen.

Nëse fëmijët janë në gjendje të kuptojnë dhe të komunikojnë me ju, diskutimi është mënyra më e mirë për të zgjidhur çdo problem. Uluni dhe filloni një bisedë të ngrohtë, ku të nxirni në pah anët negative të veseve.

Mos prisni që fëmijët të ndyshojnë menjëherë pas kësaj bisede, sepse është shumë e vështirë për ta të gjejnë një mënyrë tjetër për të shprehur emocionet. Mos harroni që fëmijët duhet ta dinë që nuk lëndojnë vetëm veten me këtë veprim që bëjnë, por dhe të tjerët janë viktim e tij. Mos u dorëzoni derisa t’ia arrini qëllimit tuaj, do të jetë e vështirë, por në fund fëmijët do të jeni mirënjohës kundrejt jush.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
3014 Views