Pse këto ushqime nuk duhet t’i merrni kurrë me vete në plazh

Vera është pas derës, e ndoshta për disa plazhi ka filluar tashmë, pavarësisht kapriçove të motit këto ditë. Por, temperaturat e larta janë shpesh kërcënim për sigurinë ushqimore të gjërave që zgjidhni të gatuani vetë në plazh.

“Lënia e ushqimit në frigorifer për një kohë të gjatë mund të shkaktojë baktere, që nëse futen në ushqime shkaktojnë të vjella dhe diarre,” thotë mjeku John Torres.

Ja cilat janë pesë ushqimet që nuk duhet t’i merrni me vete në plazh:

-Ushqimet që kërkojnë të mbahen në frigorifer

Nëse jeni duke paketuar sanduiçe të bëra me sallam apo proshutë pule apo gjel deti, dijeni se këto duhet të ruhen në frigorifer, ose të paktën në termusët që merren në plazh. Asnjëherë mos i fusni në çantën e plazhit sepse rreziku i kontaminimit është i madh.

-Sallatat e freskëta

Frutat dhe perimet e kontaminuara me salmonelë, listeria dhe baktere të tjera janë përgjegjëse për një pjesë të madhe të sëmundjeve në botë. Larja e sallatës mund të zvogëlojë shanset për helmim, por nuk eliminon plotësisht bakteret e rrezikshme, të cilave u pëlqen të shumohen në mjedise të ngrohta, si enët hermetike apo çanta që rri gjatë në diell etj.

-Çdo gjë me bazë majoneze

Majoneza duhet të ruhet në frigorifer dhe çdo sallatë ose pjatë që përmban majonezë sepse shanset që veza si një nga përbërësit kryesor të saj të kontaminohet në diell janë shumë të mëdha.

-Mish i pagatuar

Pjekja në skarë është një nga gjërat më të preferuara në plazh për shumë njerëz. Por, një sasi mishi viçi apo pule që rri gjatë në temperaturën e ambientit përpara se të gatuhet ka shumë rrezik për marrjen e baktereve.

-Frutat e prera paraprakisht

Pjepri, pjeshkët apo shalqiri janë ndër frutat e preferuara të sezonit, por njëherësh ato njihen për përmbajtjen e patogjenëve nga ushqimi, si salmonela.

Prerja e frutave mund të transferojë bakteret në sipërfaqen e frutave ku mund të rriten dhe të shumohen. Për më tepër, ashtu të prera, ato tërheqin shumë insekte për shkak të ëmbëlsisë dhe bëhen shenjëstër për helmim të mundshëm.

Share With:
Translate »
86 Views