Prej një viti nuk takon vajzën e mitur, vjehrria ia ndalon/ Mësuesja cakton kujdestare gjyshen, gjykata ende s’ka vendosur

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një nëne në proces divorci e cila prej 1 viti nuk takon dot vajzën 12 vjeçare sepse i shoqi e la te prindërit e tij. Këta të fundit i thonë të ëmës së të miturës që të mos shkojë në shtëpinë e tyre të takojë vajzën.

Kamela Maçi tregoi për gazetetarët se prej 1 viti nuk e takon dot të bijën dhe se ajo tani e refuzon ta takojë. “Vajza ime është 12 vjeç dhe bashkëshorti im me të cilin tani jam në proces divorci e la te prindërit e tij, dhe unë tani nuk mund ta takoj, ajo nuk do të më shoh, mendoj se gjyshërit ja kanë ushqyer këtë lloj ndjenje” thotë Kamela.

Ndërkohë Fiksi solli gjyshërit e të miturës të cilët në bisedë me denoncuesen thonë që ajo të mos e kërkojë më vajzën në shtëpinë e tyre. Dhe se vajza nuk do ta takojë.

Ata kundërshtojnë kategorikisht që vajza të takojë psikologë, sepse sipas tyre vajza nuk është budallaqe.

Ndërkohë e mitura mbyllet në dhomë që të mos takojë të ëmën.

Në një bisedë me gazetarët e Fiksit punonjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve Divjakë, Majlinda Leka,  tregon se nuk e njeh fare këtë rast dhe askush nuk e ka referuar tek ajo, edhe pse sipas saj shkolla e ka ditur dhe duhet t’ja referonte.

Ndryshe mendon mësuesja kujdestare e të miturës e cila në një bisedë telefonike me të ëmën ajo i thotë kësaj të fundit se kujdestarja ligjore e të miturës është gjyshja , madje ajo shkon më tej kur i thotë më sill një letër gjykate që ta takosh fëmijën.

Por tjetër version jep për gazetarët, këtë herë e kupton se ka gabuar me sjelljen ndaj nënës dhe thotë meqë gjyshja është interesuar atëherë ka menduar se ajo është, madje sipas saj gjyshja i ka thënë që për çdo gjë që ndodh në shkollë të lajmërohet ajo.

Edhe që fëmija të shkojë në ekskursion ka vendosur gjyshja.

Share With:
Translate »
72 Views