Pse kriza e shëndetit mendor të adoleshentëve nuk mund të zgjidhet vetëm brenda familjes

Kohët e fundit është bërë shumë e zakonshme të dëgjosh nga prindërit që fëmijët e tyre adoleshentë janë vazhdimisht të pakënaqur.

Nga fëmijë – të sjellshëm, të bukur e solar – në adoleshentë që e urrejnë veten aq shumë, sa kanë filluar ta dëmtojnë.

Në rrethana të tilla, prindërit priren të fajësojnë veten. Sigurisht që e bëjnë. Sa më të përkushtuar prindërit, aq më i madh është faji që ndjejnë. Prindërit përpiqen jo vetëm t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga vuajtjet dhe rreziqet, por t’i bëjnë ata të lumtur dhe të sigurt. Të kesh një fëmijë që ushtron dhunë ndaj vetes duket sikur ke dështuar totalisht.

Dhe kështu është: por dështimi është i shoqërisë, jo i prindërve. Pra thënë ndryshe, problemet e shëndetit mendor të adoleshentëve nuk janë më vetëm një çështje familjare. Është aq serioz dhe kaq i përhapur, saqë është kthyer qartësisht në një problem shoqëror.

Pse kriza e shëndetit mendor të adoleshentëve nuk mund të

Statistikat janë të tmerrshme. Deri në vitin 2017, rastet e vetëlëndimit tek vajzat nën 17 vjeç u rritën me 68 për qind. Shtrimet në spital për çrregullime të të ngrënit tek fëmijët dhe adoleshentët janë rritur me 90 për qind në pesë vjet. Pandemia, në mënyrë të pashmangshme, e përshpejtoi këtë trajektore. Vetëvrasjet e adoleshentëve u rritën me 35 për qind vitin e kaluar.

Vajzat duket se janë veçanërisht të prekura. Rreth një në katër vajza adoleshente jeton me një çrregullim mendor dhe gati një e treta e atyre të moshës 16 deri në 18 vjeç janë vetëdëmtuar. Mënyra se si këto vajza e shfaqin shqetësimin e tyre – anoreksi, vetëlëndim, dismorfi trupore, konfuzion gjinor – lexohet si një lloj kodi Mors. Këto sinjale janë si një SOS që del nga brenda trupave të tyre.

Shkaku më i dukshëm i këtij ankthi të këtij brezi është interneti. Për vajzat, veçanërisht, rrjetet sociale janë një vend i përsosur për të zhvilluar pakënaqësinë.

Interneti ka krijuar një kulturë të tmerrshme seksuale për vajzat që rriten. Problemi nuk është vetëm kudondodhja e pornografisë, por shëmtia, dhuna dhe mizogjinia e saj. Vajzat rriten duke menduar se duhet të duken dhe të sillen si pornostar-e për të qenë të dëshirueshme. (Po ashtu edhe djemtë, por rolet e tyre të pornostarëve janë më pak të dhimbshme dhe poshtëruese.)

Interneti është gjithashtu një mjet që ndikon tek socializimi.

Një adoleshente që e ndien veten të vetmuar, të shëmtuar ose “blu” në mënyrë të pashpjegueshme – të gjitha efektet anësore normale të adoleshencës – ndoshta do t`i kërkojë fillimisht përgjigjet në internet. Nëse ajo është me fat, mund të gjejë disa këshilla të arsyeshme. Përndryshe mund të bjerë në një gropë të thellë që mund të duket interesante në fillim, por që mund të rëndojë më vonë gjendjen e saj.

Është tmerrësisht e lehtë të gjesh video të TikTok dhe postime në Instagram, në të cilat adoleshentët tregojnë plagët, djegiet dhe brinjët kockore shkaktuar nga anoreksia.

Fakti që ka kaq shumë e bën të jetë një problem i përgjithshëm social që nuk mund ta menaxhojnë dot më vetëm familjet.

Kjo është fatkeqësi e gjithë shoqërisë për të cilën duhet të fillojmë të kërkojmë zgjidhje sociale.

Share With:
Translate »
32 Views