Pse lart e poshtë po flitet për shtatzëninë e Encës?
Nuk e dimë nga ka marrë shkas një ndjekës i këngëtares Enxha Haxhia, por s’ka ngurruar ta pyesë atë vetë në Instagram lidhur me një shtatzëni të mundshme.
Ndaj, i gjithë rrjeti po flet për shtatzëninë e këngëtares Enca Haxhia, që në fakt nuk ekziston.
“Duhet të jesh duke folur për ndonjë shtatzëni nga ushqimet…Besoj se nuk do të mbetem shtatzënë për një tjetër 5 vjeçar,” është përgjigjur 25 vjeçarja.
Enca konfirmoi gjithashtu që është single dhe e lumtur për momentin.
Enca ka premtuar se 2021 do të jetë viti i saj dhe se do e shijojë në maksimum. Teksa ishte me pushime në Dubai ajo premtoi se do të sjellë shumë këngë të reja dhe se punën do e shoqërojë gjithmonë me pak relaks.