Pse marrëdhëniet nënë-bijë janë ndonjëherë të ndërlikuara

Është lidhja e parë që përjetojmë, kështu që nuk është çudi që dinamika nënë-bijë mund të jetë kaq intensive. Ajo që fillon me nevojat themelore njerëzore dhe adhurimin e pastër, me kalimin e kohës, mund të fillojë të ndryshojë.

Nuk është çudi që marrëdhëniet nënë-bijë të ndjejnë tendosje pasi të dyja palët kalojnë nga një marrëdhënie prind/fëmijë në të dy të rritur të pavarur. Pra është diçka normale, që duhet pritur.

Problemi kryesor nis në një pikë.

Nëse gratë nuk dëgjohen në familje, si mund të dëgjojnë një nënë e bijë njëra-tjetrën? Ajo që ndodh më pas mes nënave dhe vajzave është se ka një luftë për pushtet mes asaj se kush duhet të dëgjohet.

Puna e Dr Hasseldine ka përfshirë hartimin e historive nënë-bijë në qindra familje, në kultura të vështira. Në vitin 2021, ajo tha se ende nuk kishte gjetur një familje ku gjyshja – ose nëna – dëgjohej plotësisht. “Pra, nuk është çudi që nënat dhe vajzat dëshirojnë të dëgjohen nga njëra-tjetra”, thotë ajo.

E njëjta gjë ndodh për sa i përket mbështetjes emocionale. Nëse jeni rritur në një familje ku nga gratë pritet që të mbështesin të gjithë të tjerët, por nuk kërkojnë mbështetjen që u nevojitet, përsëri, nënat dhe vajzat kanë një luftë për pushtet.

Xhelozia është një tjetër dinamikë e zakonshme.

Mund të duket e çuditshme, por po. Nëna mund të jetë xheloze për vajzën. Jo se nëna nuk dëshiron të vajza të ketë të gjitha të mirat. Por në mënyrë të nëndërgjegjshme, nëna xhelozon për të gjitha mundësitë që vajza i ka dhe ajo vetë nuk i ka pasur.

Nëna sheh atë që nuk i lejohej të bënte, atë që nuk i lejohej të ishte. Mund të ketë të bëjë me karrierën ose arsimin, por mund të ketë të bëjë edhe me çështjet romantike. Mbase nëna nuk ka pasur një partner që ta dojë, siç vajza e saj mund të jetojë e lumtur me dikë.

Shoqëria nuk i fuqizon gratë të flasin sinqerisht për këto ndjenja. Pra, në vend që të shikohet konfrontimi mes tyre dhe të gjykohet nëna si xheloze ndaj vajzës, si e bezdisur apo çfarëdo termi tjetër, duhet parë që në mes ka një oqean pikëllimi.

A e keni pyetur ndonjëherë nënën tuaj se si ndihet për jetën e saj dhe mundësitë që ka pasur në dispozicion?

Një pikë tjetër që mund të lidhet me marrëdhënien e tensionuar është se nëna kërkon të mos e lejojë vajzën të bjerë në gabimet që ajo vetë ka kaluar. Kështu automatikisht i cënon lirinë vajzës për të vepruar dhe pengon mundësinë që ajo të krijojë eksperiencat e saj.

Share With:
Translate »
34 Views