“Pse mos të jesh afër meje?”, babai ndryshon mendje, i jep publikisht fjalën djalit që…

Dëshira e Kastriotit, djalit të madh të Haxhiut dhe Bukuries, i cili i ka thirrur dy prindërit në “Ka Një Mesazh Për Ty” posaçërisht për këtë, është që ata të jetojnë me të në Itali. Nëna e tij është e gatshme që të lërë pas gjithçka në shtëpi, por babai, Haxhiu, e ka më të vështirë.

Me shumë diplomaci, ai thotë se “jetojnë bashkë”, por në të vërtetë Kastrioti ka arsye shumë më të forta pse i do prindërit pranë vetes, të cilat i renditi gjatë rubrikës së “E diela shqiptare” në TV Klan. Ai tashmë në Itali ka mundur të blejë një shtëpi të madhe që prindërit e tij të jenë rehat dhe ai të kujdeset për ta, por a do të mjaftojë për t’i ndryshuar mendjen babait të tij?

 

Ardit Gjebrea: Duhet të shkosh të jetosh në Itali.

Haxhi: Ne nuk jemi të ndarë. Kemi ardhur me periudha, do vijmë.

Kastriot: O babi, më fal. Pse i thua kur flas në drekë ose në darkë me mamin në telefon, që rri edhe ti afër dhe mami të thotë ty në telefon që e ka marrë veten Kastrioti pasi u sëmura? Pse mos të jesh afër meje aty?

Haxhi: Kur kam mundësi…

Ardit Gjebrea: Haxhi, pse nuk shkon të shijosh nipërit, mbesat, të jetosh me djalin kur ai ka mundësi? Ai tashmë ka një shtëpi të madhe, ka një bahçe që ti mund të punosh atje, i ka të gjitha kushtet. Pse mos ta shijosh djalin por edhe ai të të shijojë ty? Nuk ka gjë më të bukur.

Haxhi: Dakord, dakord, por unë mërzitem shpesh dhe duhet të vij shpesh për në Shqipëri. Unë jam i atillë njeriu që kam mall për atdheun, mall për vendlindjen. Unë ia them djemve, ky është më i madhi, qejf kam të varrosem atje në varrezat e fshatit tim.

Bukurie: Edhe unë kam mall për çunat.

Haxhi: Megjithatë, të jap fjalën para publikut të dashur të Tv Klan që unë do të vij dhe do të banoj me ju.

Share With:
Translate »
41 Views