Pse Shakira nuk u shfaq në takimin për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve me Pique?

Vijon ende vëmendja te dyshja Shakira-Pique. Tashmë thuhet se futbollisti i njohur vendosi disa kushte të reja për ish-partneren Shakira lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

Jo vetëm kaq por thuhet se Pique është mërzitur shumë me një intervistë të Shakirës për “ELLE”.

“Mund të them vetëm se unë vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time, Gerard, si futbollist, donte të luante futboll dhe të fitonte tituj, dhe unë duhej ta mbështesja atë. Vendosa karrierën time prapa dhe unë erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe ishte një akt dashurie. Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam një lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”, thoshte më herët këngëtarja.

Mirëpo, Shakira nuk ka qenë aspak e pranishme në takimin për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë me Piquen.

Sipas Pique, Shakira ka thyer një pakt respekti mes tyre. Futbollisti do të kërkonte me cdo kusht kujdestarinë e fëmijëve të tij. Thuhet se ai do të vendosë disa kushte mjaft të rrepta.

Shakira nuk u paraqit në gjyq sepse në të njëjtën ditë do të përballej me gjyqin në lidhje me problemet tatimore që ajo ka. Sipas burimeve të afërta, Shakira ka kaluar ditën më të keqe të saj.

Share With:
Translate »
25 Views