Pse vajza e Princit Harry dhe Meghan nuk veshi fustanin tradicional në pagëzimin e saj?
Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se vajza e vogël e Princit Harry dhe Meghan Markle, Lilibet, u pagëzua më 3 mars në fshehtësi të rreptë në shtëpinë e tyre në Montecito.
Asnjë foto e pagëzimit nuk është publikuar, pasi qëllimi i Harry dhe Meghan është të mbrojnë Lilybet dhe Archie nga sytë e publikut.
Arsyeja pse Lilibet nuk veshi fustanin tradicional “Honiton” në pagëzimin e saj
Për më shumë se njëqind vjet, foshnjat e familjes mbretërore kanë veshur fustanin Honiton në lindjen e tyre. Një kopje e veshjes origjinale të vitit 1841 është bërë në vitin 2004. Fëmijët e Princit dhe Princeshës së Uellsit si dhe Archie e kanë veshur atë
Familja mbretërore ka një traditë të pagëzimit të foshnjave të tyre në një moshë shumë të re, zakonisht nën gjashtë muaj. William dhe Kate e pagëzuan Princin George në tre muaj, Princeshën Charlotte në dy muaj dhe Princ Louis në tre muaj. Archie ishte gjithashtu vetëm tre muajsh në pagëzimin e tij.
Spekulohet se Lillibet nuk mund ta ketë veshur këtë fustan të veçantë, pasi nuk ka gjasa që fustani të jetë dërguar nga Britania e Madhe në SHBA.