“A mburreshe si vajzë deputeti?”, Ina Dajçi: I thoja babit, silli drita Shqipërisë…

Ina Dajçi ka treguar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, për mënyrën si është rritur pavarësisht se babai i saj ishte deputet.

Ajo u shpreh se babai i saj e kishte mësuar të mos mburrej para fëmijëve të tjerë dhe të kuptonte realitetin e vendit, duke theksuar se bashkë me motrën dhe vëllain është shkolluar në shkolla publike.

 

Noeli: Babi im më ka thënë që babi yt është deputet. A mburreshe në klasë që jam vajza e një deputeti?

Ina Dajçi: Babi im ka qenë deputet, nuk është tani. Por, kur unë isha vajzë deputeti babi nuk më linte asnjëherë të mburresha, madje ai donte që unë të isha e barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë, të mos kisha privilegje. Prandaj unë motra dhe vëllai jemi shkolluar në shkolla publike. Pasi babi na thoshte gjithmonë se ju duhet të kuptoni realitetin e Shqipërisë, Shqipëria është një vend i varfër. Sa herë shkoja në shkollë, mësuesja më thoshte: Ina, Shqipëria nuk ka drita! Dhe unë shkoja qaja në shtëpi, dhe i thoja babit: Të lutem silli drita Shqipërisë, a thua se kjo do zgjidhej brenda ditës.

Share With:
Translate »
60 Views