Pse vajzat e Michelle dhe Barack Obamës shihen rrallë në publik?

Barack dhe Michelle Obama kanë një marrëdhënie të ngushtë me vajzat e tyre Sasha dhe Malia, të cilat e kaluan fëmijërinë në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së babait të tyre. Përveç edukimit unik, prindërit punuan shumë për ta mbajtur private jetën e vajzave të tyre. Michelle dhe Barack janë fotografuar rrallëherë me vajzat në publik.

Pse vajzat e Michelle Obamës shihen rrallë në publik!

Gjatë një interviste në emisionin Today me Jenna Bush Hager, vajza e ish-presidentit George W. Bush, Michelle zbuloi pse ishte kaq e rëndësishme për të, që të mbronte privatësinë e Malia-s dhe Sasha-s.

“Ne u përpoqëm të vendosnim kufij brenda ekspozimit të tyre, prandaj ju rrallë i shihni vajzat në evente publike. Ka pasur raste kur i kemi thënë shtypit që vajzat do të jenë në një event me ne, që të vinin. “Por mos shkoni në shkollën e tyre!”, u thamë. Ju doni që fëmijët tuaj të rriten normalisht dhe t’i mbajnë private gjithë ato eksperienca të mrekullueshme. Edhe nëse ato do të dështojnë, kjo do të dihet familjarisht, si çdo fëmijë. Kur atyre nuk u lejohet privatësia, është e padrejtë. Do të ndjeheni fajtorë sepse nuk e zgjodhën vetë jetën e tyre.”, tha Michelle.

Pse vajzat e Michelle Obamës shihen rrallë në publik!

Pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë, familja u zhvendos në një rezidencë në Tudor, aty ku kaluan edhe periudhën e izolimit.

Pse vajzat e Michelle Obamës shihen rrallë në publik!

Share With:
Translate »
388 Views