Psikologia Denata Toçe nuk i mban dot lotët: “3- vjeçarja po vendoste veten në gjumë, jam dëshmitare e dhunës edhe ndaj fëmijës tim”
Rasti tragjik i vajzës 3 vjeçare e dhunuar në ambientet e çerdhes, ku detyrohej të qëndronte larg prindërve në mënyrë që këta të fundit t’i siguronin jetesën, ka tronditur të gjithë opinionin publik.
Në puntatën e mbrëmshme të emisionit Opinion, pjesë e panelistëve të ftuar ishte edhe psikologia Denata Toçe, e cila nuk ka mundur të mbajë dot lotët për vogëlushen e pafajshme. 3 vjeçarja u gjymtuar, vetëm sepse po përpiqej të vendoste veten e saj në gjumë, siç e cilëson Toçe.
“Ishte thjeshtë një gocë e vogël 3 vjeç që po këndonte, ishte duke vënë veten e saj në gjumë. Këto nuk janë edukatore. Dhe ajo që më dhemb mua më shumë është se këtu legjitimohet dhuna që në familje. Këtu të bërtasësh, të gjuash, të shkulësh veshin është pjesë e edukimit. ‘Nuk i bëra gjë thotë edukatorja, thjesht e qortova’”, u shpreh psikologia.
Gjatë diskutimit të saj, Denata ka treguar edhe një rast të dhunës mbi fëmijën e saj, për të cilën kishte qenë vetë prezente: “Unë jam vetë dëshmitare e fëmijës tim, kur ka qenë në një moshë shumë të vogël, nga një edukatore që e ka peshuar nga veshi, në kopshte shtetërore. Vetëm se nuk donte të hante gjellën me bizele. Dhe në momentin që unë e kam përballur në Komisionin Disiplinor, më tha nuk i kam bërë gjë, e kam qortuar. Kam bërë të pamundurën që të dalë nga sistemi, dhe sistemi arsimor e hoqi përkohësisht nga puna dhe pas 6 muajsh e kishte punësuar në një kopësht tjetër shtetëror”.