THERËSE/ I porsalinduri që u braktis në bodrum nuk ia doli dot, humbet jetën në maternitet

Foshnja që u braktis nga 30-vjeçarja në një bodrum në Yzberisht, nuk ia doli dot.

Mësohet se i porsalinduri humbi jetën në maternitet.

Lajmin e bën të ditur ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë“, shkruan Taulant Balla në Facebook.

Share With:
Translate »
103 Views