Publikohen datat e provimeve të vjeshtës për maturantët që nuk ia dolën dot në qershor

Maturantët që mbetën në një nga provimet u jepet një mundësi e dytë. Sesioni i dytë i provimeve të maturës shtetërore dhe maturës shtetërore profesionale që do të nisë më datë 24 gusht dhe do të përfundojë më 3 shtator.

Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve për maturatët, duke iu dhënë mundësi mbetësve të pajisen me diplomën, si kusht për t’u regjistruar në Universitete.

Provimi i gjuhës së huaj do të jepet më 24 gusht, tre ditë më vonë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më pas i matematikës më 31 gusht dhe për t’u përmbyllur në datën 3 shtator me provimin me zgjedhje.

Sakaq, bëhet me dije se pyetjet do të jenë të ndërtuara vetëm me alternativa e do të vlerësohen me 60 pikë. Provimet do të zgjasin dy orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00.

 

Screenshot_6.png

Share With:



66 Views