Publikohen fotot zyrtare të dasmës, e gjithë familja mbretërore në pozën traditë

Dy ditë pas dasmës së madhe, Pallati Kensington ka publikuar fotot zyrtare të martesës së Princit Harry dhe Dukeshës Meghan Markle.

Në foton e parë çifti i sapomartuar ka pozuar me të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, bashkë me Mbretëreshën, Princin Charles, Princin William me bashkëshorten Kate dhe fëmijët. Pranë Kate qëndron nëna e saj, e vetmja nga familja e ish-aktores.

Në foton e dytë çifti është ulur përtokë dhe është rrethuar nga të vegjlit. Ata duken shumë të lumtur dhe vetëm nga fytyrat e kupton këtë gjë.

Fotoja e tretë bardhezi është vetëm e çiftit të sapomartuar të cilët kanë pozuar në shkallët e famshme ku u realizuan dhe fotot e fejesës.

“Duka dhe Dukesha e Sussex dëshirojnë të falënderojnë të gjithë ata që morën pjesë në festimet e dasmës së tyre të shtunën.

Ata ndjehen kaq me fat që kanë ndarë ditën e tyre me të gjithë ata që u mblodhën në Windsor dhe gjithashtu të gjithë ata që panë dasmën në televizion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Commonwealth dhe në mbarë botën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Share With:
Translate »
654 Views