Publikohet foto e rrallë, motrat Vjollca përkrahë partnerëve të tyre

Motrat Vjollca, Luana dhe Marina, janë padyshim dy prej femave më të ndjekura e më të komentura të showbizit shqiptar dhe gjithçka prej tyre përbën interes për publikun.

Shumë të komentuara jo vetëm për anën profesionale, por edhe për jetën private, jo rrallëherë ato kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë. Ndërkohë që Marina ka një lidhje tashmë zyrtare dhe nuk fshihet nga sytë e publikut, Luana mundohet ende të qëndrojë diskrete për këtë pjesë.

Së fundmi, si rrallëherë motrat janë fotografuar së bashku krah partnerëve të tyre, teksa ishin të ftuar në dasmën e Sarës dhe Ledionit. Ata shfaqen pranë njëri-tjetrit në radhët e dasmorëve dhe duhet ta pranojmë se kjo është një foto e rrallë e Luanës, Krenarit, Marinës dhe Getoarit, pasi nuk ndodh shpesh që ata të publikojnë foto të katërt.

Share With:
Translate »
891 Views