Pushimet familjare të Prince Boateng do t’ju lënë pa fjalë
Futbollisti Kevin-Prince Boateng dhe bashkëshortja e tij mahnitëse Melissa Satta janë shfaqur më të dashuruar se kurrë në Porto Cervo. Çifti ka vendosur që pushimet ti shijojë së bashku me djalin 3-vjeçar Maddox.
30-vjeçari tregoi fizikun e tij tërheqës i veshur me pantallona të shkurtra ndërsa ylli i televizionit Melissa e veshur me bikini tërhoqi vemendjen e të gjithëve. Qershia mbi tortë ishte padyshim vogëlushi Maddox, që i shijonte pafund rrezet e diellit.
Ata dukeshin mjaft të lumtur dhe relaksuar ndërsa dilnin në breg të detit duke shijuar një ditë familjare.