Pushteti i moshës dhe i nënës me përvojë mbi nënën e re nuk është vlerë, por dobësi

Nga Lira Gjika/Kur shikon një nënë të re, gjëja që të bie në sy është energjia e jetës edhe pse shpesh herë nënat e reja nuk janë të vetëdijshme. Trupi I saj ka rritur jetë dhe tani që është bërë nënë prodhon qumështin që është I bardhë si ngjyra e të mirës. Ne nënat “e vjetra” që nuk mund ta provojmë më këtë lloj ekzistence na krijohet një lloj ndjesie ziliqare, që shpesh të nxit të kërkosh anë negative te këto nëna “të reja”. Për fat të mirë dashuria bën mrekullinë dhe e nxit memorjen të na kujtojë se këto nëna të reja, janë vajzat tona apo edhe nuset e djemve tanë dhe kështu ndërpritet ndjesia e keqe që për pak kujdes nuk ta pushton shpirtin dhe të bën të harrosh se jemi nënat e tyre dhe gjyshe të fëmijëve të tyre dhe se është koha të jetojmë këtë eksperiencë të re që të ndihmojmë nënën e re të bëhet më e mirë se çkemi qenë ne në kohën tonë dhe sëbashku me nënën dhe babain e ri të shijojmë e kujdesemi me pergjegjsi për mbesën apo nipin.

Të ndihmosh një nënë të re nuk do të thotë ta mënjanosh dhe ti zësh vëndin apo ti thuash se ”ajo është e re dhe nuk di”. Përkundrazi ta nxisim që ajo të jetë personi i parë ashtu siç natyra dhe Perëndia e ka bërë. Por shpesh haset një konflikt i ashpër shpesh i heshtur që fshihet pas këshillave demoralizuese për nënën e re. Është e vërtetë që nëna e re nuk është aq e zhdërvjellët sa një nënë “e vjetër, ”por edhe nëna “e vjetër” në kohën e saj po kështu nuk ishte shumë e zhdërvjellët madje edhe atë e penguan dhe ajo u ndje keq dhe padashur mbase po bën të njëjtën gjë, që e bëri dikur të ndihej keq dhe e pengoi të jetonte të plotë mëmësinë e saj. Mendoj që të duash do të thotë të tejkalosh ndjesitë konfuze apo pështjellimet shpirtërore, që të pushtojnë kur nuk je më në qendër të një ngjarje të tillë si ardhja e një jete të re. Nuk duhet përdorur pushtei i moshës dhe i nënës me përvojë mbi nënën e re për ta penguar në mëmësi vajzën apo nusen, kjo nuk është vlerë por thjesht dobësi për të menaxhuar veten

Share With:
Translate »
173 Views