Babai Qirjako Nakuçi u vu në prangat e policisë dhe pas hetimeve disa mujore ai u shpall fajtor në të dyja shkallët e gjykatës dhe u dënua me vendim të formës së prerë me 15 vite burg. Emisioni “Me zemër të hapur” në Neës24 i kushtoi 2 emisione kësaj historie kur ajo sapo ndodhi duke u dhënë zë të dyja palëve.

Gjyshi nga ana e nënës tregoi detaje tronditëse në lidhje me jetën e mbesës dhe vajzës së tij, ndërsa i akuzuari nga paraburgimi nëpërmjet një lidhje telefonike në studio kërkonte pafajësi. Por, pavarësisht se drejtësia foli dhe e shpalli fajtor, motra e Qirjakos beson ende në pafajësinë e tij. Sipas saj, ndaj tij është ngritur një kurth për t’i marrë shtëpinë.

Motra e vajzës së abuzuar deklaroi se halla e saj e ka parë vëllain, pra babain e saj me vajzën në krevat lakuriq dhe se i ka thënë ‘mbaje ti për grua se sa ta marri bota ta përdori’.

“Mami e ka kaluar paksa, por ende e rënduar është për situatën e motrës e cila u bë bujë e madhe. Unë e vendosa të dal publikisht për të sqaruar opinionin dhe alibitë. Për të gjithë ata që na ndjekin duhet ta dini se Heleni Nakuçi ka stisur gjithë këtë situatë, ju lutem t’i tregoni publikut certifikatën e shtëpisë të cilën e ka e bija e Helenit, pra ato kanë luftuar dhe kanë bërë shantazhe. Ajo Heleni e di shumë mirë që gjendja e shtëpisë si ka qenë dhe si është tani, edhe pse njëra nga dhomat është në proces gjyqësor sepse vet Qirjako Nakuçi ia ka dhënë në pronësi. Dhoma e gjumit është vënë aty që të përdoren nga Eleni edhe vajza e saj. Është Irisi ajo që ka hedhur motrën time në gjyq, madje plaçkat ia hodhi pa e njoftuar duke mbyllur edhe derën ku vëllai ka fjetur në shkallët e pallatit. Ajo Eleni është e pafytyrë dhe më ka lënë motrën dhe vëllain rrugëve. Në këtë rast edhe Qirjako Nakuçi ra peng i trillit të kësaj Elenit. Eleni e ka ditur shumë herët abuzimin e motrës dhe nuk na ka lënë të flasim sepse turpëronim fisin dhe familjen Nakuçi. Eleni e ka parë motrën time lakuriq  në mes të krevatit duke fjetur me Qirjakon, ajo e ka gjetur vet Qirjakon në banjë duke dalë dhe duke i pohuar se vajza ishte brenda në banjë duke bërë dush. Ajo i ka thënë Qirjakos mbaje ti për grua se sa ta marri bota ta përdori, ajo hallë që është e pafytyrë duke dal sot në opinion dhe kërkon dhe bën të pafajshëm Qirjakon. Ajo meriton të futet brenda në burg, si mund të bënte një grua si Eleni gjithë këtë stisje për të marrë këtë shtëpi. Ajo është kaq e pafytyrë dhe shumë femër e poshtër. Motra aktualisht ka krijuar familje, ka një fëmijë 5 muajsh, faleminderit Zotit sepse opinioni këtu të lë pa martuar. Unë në sallë kam thënë atë që kam parë edhe dëgjuar”, deklaroi motra e vajzës së abuzuar.

Ndërkohë Eleni motra e Qirjakos këmbënguli që gjithçka bëhet për pronësinë e shtëpisë.

“Zonjës që bëri gjithë këto fjalë po i them pse nuk po ikën me familjen jashtë por pret të marri shtëpinë, edhe juve ju kam vënë në dijeni një video ku ajo kërkon shtëpinë. Në 2002 Qirjako ka bërë denoncim për marrjen e shtëpisë, unë asaj Anisës i them të të vijë turp se është martuar 3 herë dhe ka gënjyer dhe mashtruar. U përdhunua nga daja. Ajo kur të vdes unë do t’i marrë ato shtëpi. Ajo e di mirë që kam dokumente për shtatzëni e për denoncime.

Ajo vajzë ka gënjyer gjykatat se thotë se është juriste por ajo vetëm 7 klasë shkollë ka. Ajo gënjen edhe përballë gjykatës. Ajo histori e vërtetë është e tillë, mamaja e Anisës ka bërë kërkesë për atë shtëpi, ka raport psikologjik për tre fëmijët që i janë lënë Qirjakos. Pra për të mbuluar këtë turp. As në gjykatë, as në prokurori nuk është marrë parasysh asnjë dëshmi apo provë që ne disponojmë. Të kesh gjithë këto dokumente dhe mos të merret parasysh asgjë. Nuk ka drejtësi për Qirjakon. Anisa jeton në Shqipëri dhe jo në Angli, ju gënjen. Vëllai në 1992 ka qenë i vetëm dhe këshilli atëhershëm i dha një dhomë. Por asaj kohe pati një marrëdhënie me një grua tjetër, por u nda me mirëkuptim”, tha halla e vajzës, motra e babait të akuzuar për abuzimin me vajzën.