Puthje në mes të fushës, Gjimshiti feston me bashkëshorten dhe fëmijët trofeun e Europa League (VIDEO)
Shqiptarët edhe njëherë tjetër janë bërë krenarë me suksesin në futbollit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ngriti trofeun e Europa League, duke u bërë i pari futbollist kuqezi që e fiton këtë kupë, për më tepër si kapiten i Atalantës.
Mes shumë urimeve nga mbarë bota, nuk mund të mungonte ai i bashkëshortes së tij, Alisa Jalize. Ajo ka zbritur në fushë bashkë me djalin, duke festuar me Gjimshitin, i cili i ka dhuruar një puthje e më pas ka luajtur edhe me djalin. Një festë mëse e ligjshme për kapitenin shqiptar, i cili disa vite më parë u paragjykua jo pak sepse ishte lidhur me një vajzë me origjinë serbe.
Alisa e ka mbështetur gjatë gjithë kohës Beratin dhe kulmi arriti mbrëmjen e së 22 majit, ku si kapiten i Atalantës ai ngriti në fund trofeun e Europa League. Tani një tjetër mision i vështirë e pret Gjimshitin, të udhëheqë Shqipërinë në Kampionatin Europian si kapiten i Kombëtares.