Pyetja më e vështirë e Vivien, Valbona Selimllari përballë vajzës në Piter Pan
Në krahasim me djemtë, jo vetëm se është më e vogla, por me Vivien Valbona kuptohet menjëherë. Dy vëllezërit, tani që janë më të rritur, mbase edhe janë shkëputur pak nga e ëma, ndërsa e vogla, ende jo.
Sot, së bashku me fëmijët e tjerë të Piter Panit, u ngjit sërish në skenë Vivien, vajza e Valbona Selimllarit, e cila ka qenë në këtë anije pak vite më parë. Tani, si një vajzë e rritur, ajo edhe pyetjet i ka më të matura, edhe më provokuese.
Për një moment, Vivien nuk ia kurseu së ëmës t’ia zbulonte disa “vese”, siç janë dënimet, ama edhe e vuri pak në vështirësi me pyetjet e saj.
Një pjesë të mirë të përgjigjes së tyre, Vivien e dinte, por donte që e ëma t’i ndante edhe me publikun.
Mes shumë pyetjeve, Vivien i kërkoi Valbonës: A mund të bëhem unë Miss kur të rritem?
Natyrisht, e mësuar me titullin “e përjetshëm” që mban që nga viti 1991, Valbona nuk e ka të vështirë të përgjigjet, por e di që Miss është më shumë se një kurorë: “Ne e kemi diskutuar të dyja këtë. Unë i kam thënë diçka shumë të rëndësishme, që ka të bëjë me njeriun që je. Nëse nuk je e bukur brenda, nuk ka vlerë një kurorë Miss-i. Ka shumë këshilla që i jap Vivienit, por mendoj se duhet të jetë Miss nga brenda, kjo është shumë e rëndësishme”.