Që Kylie Jenner do të bëhet nënë e konfirmuam, por dasmën me të dashurin kur do ta bëjë?

Edhe pse do të bëhen së shpejti prindër, Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se nuk kanë plane për t’u martuar.

Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians”, nuk e ka pranuar ende se do të bëhet nënë, por prej shtatorit përflitet që ajo është në pritje të ëmbël të një vajze.

Sipas People, çifti nuk ka asnjë nxitim për t’u martuar edhe pse do të bëhen prindër së shpejti.

“Ata nuk kanë planë për t’u fejuar dhe as për t’u martuar. Për momentin plani më i madh i Kylie-t është fëmija”,-është shprehur një burim për People.

20-vjeçarja është zhdukur prej disa kohësh nga jeta publike, dhe thuhet se nuk do e bëjë publike shtatzëninë e saj, deri sa të vijë në jetë vajza.

Share With:
Translate »
593 Views