Që tani Fifi e ka të qartë kujt do t’i ngjajë vajza e saj!

Jo më larg se dje u bë me dije se Filloreta Raçi e njohur si Fifi do të sjellë në jetë një vajzë. Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje të ëmbël, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme.

Lajmin se do të bëhet nënë ajo e ndau gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH. Tanimë, ndonëse për mall Fifi ndan imazhe të bukura nga shtatzënia e saj. Së fundmi këngëtarja ka ndarë një foto të ekos, ku duket këmba e fëmijës së saj.

“Këmba jote e vogël, ëngjëlli im i vogël. Ta honksha këmbën si të babait,”-shkruan Fifi krahas imazhit. Epo që tani është e qartë kujt do të donte ajo t’i ngjate fëmija e saj në të ardhmen.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë. Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha këngëtarja në skenën e Festivalit të Këngës kur konfirmoi lajmin më herët.

Share With:
Translate »
96 Views