Qëndrimi gjatë zgjuar i lidhur me obezitetin tek fëmijët

Prindërit kanë një arsye tjetër për t’i vendosur fëmijët herët në gjumë. Qëndrimi zgjuar pas orës 9 të darkës mund të rrisë rrezikun për t’u bërë obezë tek fëmijët e moshës nga 2 – 6 vjeç.

Kjo sipas një studmi të publikuar në revistën “Pediatria: Akademia Amerikane e Pediatërve”. Studiuesit regjistruan të fjeturin tek pjesmarrësit duke përdorur një pajisje aktigrafie të vendosur në kyçin e dorës.

Ata zbuluan se fëmijët që qëndronin shpesh zgjuar deri në 9 të darkës apo më vonë, kishin një rritje më të madhe si të indeksit të masës trupore (BMI) edhe të perimetrit të belit, sidomos tek fëmijët me prindër mbipeshë apo obezë.

“Mesazhi i studimit ishte se mënyra se si jetojmë, dhe jo vetëm zakonet e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik, do të ndikojë në riskun e fëmijëve për të pasur një shtim të pashëndetshëm të peshës”, u shpreh dr. Claude Marcus, një nga autorët e studimit.

Meqë obeziteti lidhet me një sërë faktorë të tjerë risku, si tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i lipideve dhe glukozës, parandalimi i obezitetit është një synim i rëndësishëm për fëmijët.

Obeziteti gjatë fëmijërisë është i lidhur gjithashtu edhe me simptoma psikologjike si depresioni dhe ankthi, vetëvlerësimi i ulët, dhe probleme sociale si stigmatizimi dhe bullizmi.

Gjumi dhe pesha e fëmijëve

Lidhja mes gjumit dhe peshës është komplekse. Fëmija nuk do të ndikohet negativisht nëse do të ketë vetëm disa ditë me gjumë të parregullt. Por, kur kjo gjë përsëritet shpesh dhe ndodh të bëhet edhe standarte, mund të fillojnë të krijohen probleme.

Sipas specialistëve çfarë dihet është që koha e gjumit tek fëmijët lidhet me nivele më të larta të insulinës dhe gjithashtu me ndjeshmëri më të lartë ndaj saj, që do të thotë se trupat e tyre mund të mos jenë të aftë ta procesojnë insulinën dhe glukozën në mënyrën e duhur, gjëra këto që mund të çojnë në shtim të peshës.

Përveç kësaj, studimet tregojnë se mungesa e gjumit rrit dëshirën për të ngrënë, dhe plogështia nga mungesa e gjumit ul aktivitetin fizik.

Share With:
Translate »
363 Views