Rama: Fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga virusi, do marrin rrogën e prindit
Fëmijët e mjekëve e infermierëve që kanë humbur jetën nga Covid-19, do të marrin rrogën e prindit të tyre deri në moshën 18-vjeçare. Vendimi u bë publik ditën e sotme nga kryeministri Rama, në mbledhjen e parë të qeverisë së re.
“Personat e mitur prindërit që i përket kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga COVID do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç”, tha Rama.