Rastësi e bukur! Ja si dukej Kiara Tito me vello para shumë vitesh
Moderatorja, Kiara Tito tashmë njihet për natyrën e saj hermetike ku nuk ka treguar shumë për jetën e saj private duke dashur ta mbajë atë gjithmonë larg syrit të publikut.
Por me krijimin e lidhjes me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Kiara shpesh zgjedh të ndajë momente të çiftit gjatë ditës.
Së fundmi ka qenë po ajo e cila ka publikuar një foto krejtësisht ndryshe duke na treguar se si dukej ajo kur ishte një vajzë e vogël, foto kjo e cila po qarkullon në rrjet duke u komentuar si një rastësi shumë e bukur pasi moderatorja ka bashkangjitur dy foto me diferencë kohore shumë të madhe me njëra-tjetrën por tek të dyja fotot shihet kiara me një vello të veshur.
Duhet thënë që Kiara nuk ka pësuar shumë ndryshime sa i përket pamjes së saj fizike.