Rastet kur kunatat e Meghan-it ‘kopjojnë’ veshjet e saj

Edhe para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore Meghan ka dalluar për stilin e saj. Pasi shpalli publikisht fejesën me princ Harry-n, Meghan-it i është dashur të ndryshojë totalisht mënyrën e të veshurit dhe njerëzit u dashuruan edhe më shumë me këtë stil të ri. Njerëzit e thjeshtë nuk janë të vetmit që e adhurojnë stilin e saj, por edhe kunatat e dukeshës. Ato jo vetëm e pëlqejnë, por po ashtu, veshin të njëjtat gjëra si Meghan. Për shembull, ky fustan i veshur nga Meghan në vitin 2012 është veshur edhe nga Kate në vitin 2017, por në versionin e gjatë.

Por edhe kushërirat e Harry-t frymëzohen nga Meghan për t`u veshur me stil. Princesha Eugenie u shfaq e veshur me të njëjtat këpucë që dukesha kishte veshur në ditën që shpalli fejesën me Harry-n.

Dhe së fundmi, princesha Beatrice ka veshur të njëjtin fund që Meghan veshi më 20 shtator për prezantimin e librit të gatimit. Ndërsa Beatrice e ka veshur vetëm një ditë më pas.

Epo, nuk ka asgjë të keqe të keni të njëjtin stil dhe të frymëzoheni nga kunatat për veshjet!

Share With:
Translate »
854 Views