Konsumoi sanduiçin në avion, 15-vjeçarja humb jetën

Një 15-vjeçare ka humbur jetën në avion, pasi kishte konsumuar një sanduiç që i kishte sjellë reaksion. E reja besohet se pësoi një reaksion nga farat e susamit të bukës, para se të humbiste jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në avionin e “British Airways”, në Nice të Francës. 15-vjeçarja Natasha Ednan – Laperouse, ishte në avion së bashku me prindërit e saj, kur humbi ndjenjat para tyre. Dyshohet se vajza ka qenë alegjike ndaj susamit.

Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje, dhe pritet të përcaktohet nëse ushqimi i shërbyer në avion ishte etiketuar siç duhet. Autoritetet do të hetojnë gjithashtu nëse stafi i “British Airways” i dha ndihmën e parë.

 

Share With:
Translate »
707 Views