Reagimi emocionues i Vera Grabockës teksa e bija Linda recitoi me Timo Fllokon në Butrint
Fundjavën e kaluar Timo Flloko mblodhi yjet në Butrint, duke krijuar emocione hyjnore për të gjithë të ftuarit e natës.
Teksa artistë të mëdhenj performuan dhe dhuruan copëza magjie, një na momentet që padyshim i emocionoi akoma më shumë të gjithë ishte kur në skenë u ngjit vajza e Timos dhe Vera Grabockës, Linda.
Teksa ata recituan si babë e bijë, ky moment dritherues ishte akoma më i veçantë për Vera Grabockën, e cila dukej plot emocion duke i ndjekur na regjia.
Linda kishte udhëtuar nga California ku dhe jeton për të qenë prezente në këtë natë të veçantë për familjen.
View this post on Instagram