Reagimi i Dagz ndaj dikujt që e quajti Einxhelin të shëndoshë e bën atë ‘mashkullin e ëndrrave’

Fatkeqësisht komentet mbi pamjen e jashtme në përgjithësi dhe peshën në veçanti janë kaq të papërshtatshme, cinike dhe të paimagjinueshme në mediat sociale.

Shpesh kemi parë se si gjykohen gratë pas lindjes për format trupore. Dhe pré e tyre bien shpesh figurat publike, siç ka ndodhur së fundmi me Einxhel Shkirën.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit një mesazh që i ka dërguar një ndjekëse në Instagram, ku i shkruan: “Sa je shëndoshur.” Asaj moderatorja i është përgjigjur duke i shkruar: “Faleminderit që ma the se s’kam as peshore, as pasqyrë në shtëpi.” Ndërkohë, krah screenshot-it ajo shkruan: “Prandaj e kemi njëra-tjetrën për ditë të vështira. Solidariteti i grave në maksimum.”

Gjithsesi, Einxhel nuk është nga vajzat që intimidohet apo ndikohet nga këto komente dhe është bërë edhe një herë zëri i shumë vajzave dhe grave që gjykohen nga njerëz me profile fallco.

“Kuptojeni që askush s’po ha bukën e askujt. Askush s’po ju kërkon rroba XXL juve, e mbi të gjitha as opinion. Merruni me veten tuaj dhe mos u krahasoni me askënd. Jepini kohë mendjes dhe trupit tuaj për të gjetur paqen me veten dhe balancën mes asaj që jeni dhe dëshironi të jeni.”– shkraun Einxhel krah disa mesazheve shumë të bukura.

Ndërsa qershia mbi tortë ishte mesazhi i Dagz i cili i shkruan: “Ti nuk je e shëndoshë. Ti je më e mira në botë.”

Një rikujtesë për të gjitha vajzat që janë të bukura ashtu si janë dhe se të falësh një jetë dhe të bëhesh nënë është gjëja më e bukur në botë dhe nuk mund kurrsesi të zhvlerësohet nga disa kilogramë më shumë apo komente të tilla.

Share With:
Translate »
143 Views