Reagon Besi dhe Xhensila për lajmin e shtatzanisë

Lajmi që ka qarkulluar sot gjithë ditën në media, lidhur me një shtatzëni të mundshme të këngëtares Xhensila Myrtezai, tanimë duket se ka një përgjigje zyrtare. E thënë kjo e fundit, jo në formë krejt të drejtpërdrejtë, por e përcaktuar si e tillë nga vet protagonistët në fjalë. Përmes një postimi të fundit në insta story me përshkrimin “na zbuluan” bashkë me një emoji buzëqeshje, ndërsa brenda pak minutave nuk ka munguar postimi i dytë me fjalët “ironi, jo konfirmim”.

Të jetë kjo një lojë e këndshme mes të dyve për të ngatërruar fansat dhe dashamirësit e çiftit që mezi po presin një lajm të të vërtetë mbi shtatzëninë e Xhensilës, apo ata vërtet po na fshehin diçka të sigurt!

S’na mbetet gjë tjetër vetëm të presim një përgjigje më direkte nga vet Xhensila dhe Besi.

Share With:
Translate »
1179 Views