Reagon Lira Gjika për lojën “Balena Blu”

Në emisione televizive dhe rrjetet sociale, po flitet shumë për “balenën blu”, këtë lojë të frikshme që e dërgon lojtarin, natyrisht adoleshent, drejt vdekjes. Nuk është shaka, por produkt i mendjeve diabolike që nëpërmjet lojës dhe anonimatit, ndihen të pushtetshëm ndaj jetës së tjetrit. Kjo lojë bazohet në manipulimin dhe shfrytëzimin e papjekurisë psikoemocionale të adoleshentit. Frika se mos jetë i dështuar, kurioziteti për limitet e jetës dhe vdekjes dhe mbi të gjitha paaftësia për të kuptuar vdekjen si fund përgjithmonë. Këto janë elementët që shfrytëzon kjo lojë. Loja është një kurth për jetën dhe operon në zona të ndërmjetme të psihës të cilat vetë lojtari nuk i njeh dhe nuk kupton . Këtu qëndron edhe ligësia e personave që e kanë krijuar. Këto lojra e nxitin lojtarin dhe e futin në labirinthe që ndërtojnë varësi totale ndaj lojës apo më saktë, e çojnë lojtarin deri në skllavëri ndaj lojës. Pasi arrihet pushteti i plotë fillon dhe zbatohet skenari i realizimit të aktit final vetëvrasjes. Specialistët tërheqin vëmendjen se manipulimi i lojtarit, ti bindet çdo urdhri me vullnetin e tij apo mos të ketë tjetër zgjidhje vetëm urdhrit të lojës, është i ndërtuar aq heshturazi sa adoleshenti nuk e ndjen manipulimin, por thjesht bindet. Edhe një gjë, nuk është e para lojë e tillë, të paktën kjo lojë po denoncohet. Lira Gjika

Share With:
Translate »
1013 Views