Selena Gomez rikthehet në “Disney”

Kohët e fundit për Selena Gomez është folur rreth këngës së saj të re “Bad Liar”, por dhe për lidhjen me The Weeknd. Nuk duhet harruar se ajo është dhe një aktore e mirë, që ka luajtur në shumë role.

Selena postoi një foto në “Instagram”, ku tregon se do të jetë sërish Mavis, personazhi që i ka dhënë zërin në dy filmat e mëparshëm “Hotel Transylvania”. Ndërsa në “Snapchat”, ajo ka postuar imazhe nga përgatitjet në studio. Pra, kjo do të thotë se kemi një rikthim të Gomez në “Disney”.

Në filmat e parë Selena Gomez ka qenë përkrah emrave me emër të ekranit, të cilët u kanë dhënë zërat personazheve të këtij filmi, si Adam Sandler, Andy Samberg, Kevin James, Fran Drescher, Steve Buscemi, David Spade dhe Jon Lovitz. Nuk dihet nëse edhe këta aktorë të talentuar do të rikthehen sërish për “Hotel Transylvania 3”.

 
 

Share With:
Translate »
713 Views