Realizoi me sukses misionin e ”Vëllai të Madh”, Iliri mes lotësh dëgjon zërin e vajzës së tij

Pas një misioni të realizuar me sukses, Iliri më në fund fiton mundësinë për të komunikuar me vajzën e tij. Ai u ngarkua nga ‘’Vëllai i Madh’’ për të provokuar me sjelljen e tij disa prej banorëve.

Misioni i tij u realizua me shumë dedikim, me qëllim për të përfituar më në fund telefonatën e shumëpritur me personin më të shtrenjtë të tij.

Gjatë spektaklit të sotëm ai dëgjoi i përlotur zërin e bijës së tij. Emily u përpoq ta siguronte që ishte mirë, se e ndjek gjithmonë nga ekrani dhe se në shkollë po del shumë mirë me rezultatet.

Share With:
Translate »
168 Views