Remzie dhe Nexhat Osmani të prekur nga historia e vëllezërve që humbën jetën nën rrënoja, ndihmojnë familjet e tyre

Në tërmetin tragjik të 26 nëntorit ndërruan jetë edhe dy vëllezër nga Gjilani.

Isa dhe Shemsedin Abazi u nxorën të vdekur nga rrënojat e hotel ‘Tropikalit’ dhe kanë lënë jetimë gjashtë fëmijë.

Ata vinin në Durrës për të punuar dhe fati deshi që atë natë të flinin në këtë qytet.

Historia e tyre na ka prekur të gjithëve dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë dhënë ndihma për familjen  e tyre.

Pak ditë më parë Ermal Fejzullahu tregoi se do të marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e tyre , ndërsa ndihmë ka dhënë edhe Remzie dhe Nexhat Osmani.

Çifti ka shkuar ka vizituar familjen e dy vëllezërve, të cilët janë të pushtuar nga zia, dhe u kanë thënë se fitimet e koncertit të tyre do ua japin atyre.

Share With:
Translate »
560 Views