Reperi i famshëm shqiptar: Nuk ka rëndësi sa i zënë je, thirre nënën çdo ditë

Reperi i famshëm shqiptar ka dhënë një këshillë për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Azetin i cili përmes një fotografie tha se pa marrë parasysh sa i zënë je, thirre nënën nje herë në ditë, çdo herë.

“Nuk ka rëndësi sa i zënë je, nuk ka rëndësi ku je, kurrë mos e harro një gjë, thirre nënën çdo ditë”, ka shkruar ai.

Nëse nuk e dini, Azet para pak ditësh ka lëshuar këngën e tij të re “LeLeLe” me Zunën dhe shumë shpejt pritet të dalë edhe një projekt tjetër të cilin pak e ka publikuar në Instagram.

Share With:
Translate »
563 Views