Reperi i njohur do të bëhet baba për herë të parë!

Soulja Boy është gati të bëhet baba.

Pasditen e djeshme, reperi i “Rick and Morty” i bëri të ditur botës se është në pritje të një fëmije me partneren e tij, stiliste e famshme Jackilyn Martinez nga Los Anxhelos.

Lajmin ata e bënë të ditur me anë të një videoje nga festa e tyre për të zbuluar gjininë e bebit.

Është një djalë !!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e klipit, i cili e tregonte atë duke kërcyer i emocionuar lart e poshtë ndërsa festonte me familjen dhe miqtë.

Shumë njerëz u habitën që reperi 31-vjeçar, u habitën pasi prisnin që ai të kishte më shumë fëmijë.

Nuk do të gënjej, jam më i befasuar që ai nuk kishte një fëmijë tashmë,” postoi një person tjetër.

Reperi më parë ka shprehur dwshirën e tij për të pasur fëmijë një ditë.

Kam gjithçka që dua në jetë, përveç një djali. Zot të lutem më beko, kam qenë i duruar”, tha ai përmes “Instastory” në shtator 2021.

Soulja Boy është më i njohur për hitin e tij të vitit 2007 “Crank That (Soulja Boy)” dhe “Kiss Me Thru the Phone” të vitit 2008.

Share With:
Translate »
242 Views